Pas kritikave për qëndrimet pro-ruse, Serbia dërgon ndihma në Ukrainë
Qeveria e Serbisë ka vendosur të dhurojë ndihma për Ukrainën. Zyrtarë të qeverisë serbe konfirmuan se kanë dërguar ndihma humanitare. Bëhet fjalë për pajisje elektrike, gjeneratorë dhe transformatorë.
Përfaqësues të qeverisë në Beograd thanë se ndihma synon përmirësimin e infrastrukturës së dëmtuar nga lufta në këtë shtet.
Dhurimi i ndihmave është bërë përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Euriopian. Kamionët me ndihma do të kalojnë përmes Rumanisë dhe do të transferohen në Kiev.
Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabic tha se qeveria e saj do të vijojë të ndihmojë qytetarët e Ukrainës edhe në të ardhmen.
Vendimi i Beogradit shihet si një pikë kthese në politikën e jashtme. Serbia është ndër vendet e vetme të Ballkanit që ka marrëdhënie speciale me Rusinë. Gjithashtu, është i vetmi vend në proces integrimi në Bashkimin Euriopian që nuk ka pranuar të vendos sanksione ekonomikë kundër Rusisë. Në Beograd ka pasur shpesh protesta të organizatave dhe partive që mbështesnin luftën në Ukrainë.
Kjo sjellje e ka penalizuar Serbinë në raportet ndërkombëtare. Në raportin e fundit, Bashkimi Europian kërkonte nga Beogradi që të ndryshonte politikën e jashtme në funksion të qëndrimeve të Unionit.
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)
Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:46 Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve
- 14:09 Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit