Pas muajsh negociata, Prada blen Versace për 1.4 miliardë dollarë
Prada pas muajsh negociatash ka përfunduar blerjen e markës italiane Versace për gati 1.4 miliardë dollarë. Blerja vjen në një kohë kritike për Versace, e cila ka pasur vështirësi që nga pandemia si pjesë e konglomeratit amerikan Capri Holdings.
Prada konfirmoi se marrëveshja u përfundua pasi u morën të gjitha miratimet rregullatore. Donatella Versace e përshëndeti marrëveshjen me një postim në Instagram me rastin e ditëlindjes së themeluesit të ndjerë të kompanisë dhe vëllait të saj, Gianni Versace.
Lorenzo Bertelli, djali i pronarëve të Prada-s, i tha Reuters në nëntor se do të merrte përsipër detyrën e kryetarit ekzekutiv të Versace-s sapo të përfundonte bashkimi. Ai tha se Prada kishte qenë e interesuar për marrëveshjen për disa vite.
Kompania, e themeluar në vitin 1978 nga Gianni Versace në Milano, do t’u bashkohet dy markave kryesore të grupit Prada me të njëjtin emër dhe Miu Miu, duke shënuar një ndryshim strategjik për shtëpinë italiane të modës.
View this post on Instagram
LEXONI GJITHASHTU:
Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit
14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër
Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit