Pas përplasjes fizike me policinë bashkiake, Meta i bën thirrje opozitës të zgjohet: Ndryshe do jetë vonë për ju

12 Mars 2021 | 13:07

Presidenti Ilir Meta i bëri thirrje opozitës që të zgjohet e të mos lejojë më asnjë prekje të rregullave të garës për zgjedhjet e 25 prillit, sepse siç tha do të jetë vonë për të, jo për shqiptarët nëse do vijojë të tolerojë atë që e quajti parti bandë.

Në një deklaratë për mediat menjëherë pas përplasjes që pati me policinë bashkiake të Tiranës, pasi kjo e fundit ishte futur me forcë në zyrat e partisë Fryma e Re Demokratike në Tiranë, kreu i shtetit paralajmëroi policinë që të zbatojë ligjin përndryshe do të përfundojnë si policët e Mubarakut.

“Një partie opozitare, menjëherë pasi nënshkruan një marrëveshje me PD dhe opozitës për të marrë pjesë në zgjedhje t’i sjellësh një shkresë të tillë që s’ka as vulë as numër protokolli të bërë me vrap e me nxitim vetëm për të dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht çdo forcë opozitare, duke keqpërdorur bashkinë bandë, është provokim dhe paralajmërim për qytetarët për përpjekjen për të vënë dorë tek vota.

I bëj thirrje opozitës të zgjohet e të mos lejojë më asnjë prekje të rregullave të garës, sepse do të jetë vonë për të, jo për shqiptarët nëse do vijojë të tolerojë partinë bandë”, tha kreu i shtetit.

Meta e ka cilësuar bllokimin e zyrave të partisë si “dhunë ndaj forcave opozitare dhe përpjekje për grusht shteti”.

Video të publikuara në media shfaqën mjaft të nervozuar presidentin Meta teksa kërkohej largimi nga ambientet e partisë Fryma e Re Demokratike të policisë.

Nënkryetari i FRD,  Sali Shehu dhe disa anëtarë të tjerë janë përplasur gjithashtu me policinë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026