Pas pezullimit të diskutueshëm, Jimmy Kimmel kthehet sërish në ekranin e ABC NEWS

23 Shtator 2025 | 20:19

Emisioni “Jimmy Kimmel Live!” do të rikthehet në transmetim sonte, pas pezullimit të tij të diskutueshëm për shkak të komenteve në lidhje me vdekjen e aktivistit të krahut të djathtë Charlie Kirk .

Javën e kaluar, u njoftua se emisioni i Jimmy Kimmel ishte tërhequr “për një kohë të pacaktuar” nga televizioni ABC.

Pezullimi i emisioni, u bë pas komenteve të Kimmel mbi vdekjen e aktivistit të krahut të djathtë Charlie Kirk, ku ai kritikoi “MAGA” për mënyrën si po e përdornin ngjarjen për përfitime politike.

Komentet shkaktuan reagime të ashpra veçanërisht nga presidenti Donald Trump, i cili e përmendi pezullimin e tij publikisht gjatë fjalimit në ceremoninë përkujtimore të Kirk.

Vendimi për të ndërprerë përkohësisht shfaqjen shkaktoi një valë reagimesh nga të dyja anët e spektrit politik, me kundërshtarë të Trump-it që akuzuan Disney-n për përkulje ndaj presionit politik dhe nxitje të censurës.

Në një deklaratë të publikuar së fundmi, Disney justifikoi pezullimin si një përpjekje për “të shmangur përshkallëzimin e tensioneve duke e pranuar se komentet e Kimmel “ishin të pandjeshme për momentin.

Rikthimi i Kimmel është përshëndetur nga figura të rëndësishme të industrisë dhe politikës.

Mbi 400 figura të famshme të Hollivudit, përfshirë Meryl Streep, Tom Hanks, Robert De Niro dhe Jennifer Aniston, nënshkruan një letër të hapur drejtuar Disney-t, duke denoncuar censurën dhe duke kërkuar rikthimin e Kimmel në emision.

Ndërkohë Kimmel ende nuk reaguar për pezullimin e tij apo rikthimin e tij. Megjithatë, pritet që ai ta bëjë këtë gjatë shfaqjes së sonte, e cila padyshim do të ketë numra rekord shikueshmërie për ta mirëpritur atë përsëri.  

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bisedimet SHBA-Iran, ndërmjetësuesit: Negociatat do të rifillojnë pas funeralit të Ajatollah Ali Khamenei

Negociatat midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara pritet të rifillojnë pas funeralit të Ajatollah Ali Khameneit, thanë të enjten ndërmjetësuesit e Katarit dhe Pakistanit. Ceremonitë...
11:26 | 02/07/2026

Përfshihet nga zjarri një spital në Gjermani, dy të vdekur dhe 34 të plagosur (VIDEO)

Të paktën dy persona u vranë dhe 34 të tjerë u plagosën në një zjarr që shpërtheu herët të enjten në çatinë e një spitali...
11:02 | 02/07/2026

Mbi 2,200 viktima nga tërmetet në Venezuelë, presidentja Rodriguez shpall 7 ditë zie kombëtare

Presidentja e përkohshme e Venezuelës, Delcy Rodriguez, deklaroi në llogarinë e saj në rrjetet sociale se vendi i saj ishte në “dhimbje të thellë” për...
09:46 | 02/07/2026