Pas sulmit të Izraelit, Irani kërkonte mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit
Pas sulmeve izraelite ndaj territorit të tij, Irani ka kërkuar një mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Lajmi u raportua nga agjencia e lajmeve iraniane IRNA, duke cituar burime diplomatike.
Në një letër urgjente drejtuar Këshillit të Sigurimit, përfaqësuesi i përhershëm i Iranit në OKB dënoi ashpër sulmet e Izraelit ndaj objekteve bërthamore iraniane dhe vrasjet e zyrtarëve të lartë ushtarakë.
Sipas letrës, Irani kërkon që Këshilli i Sigurimit të ndërhyjë menjëherë dhe të mbajë Izraelin përgjegjës për këto veprime, të cilat Teherani i cilëson si shkelje flagrante të së drejtës ndërkombëtare dhe kërcënim serioz për paqen dhe sigurinë në rajon.
Ndërkohë, në Izrael, kabineti i sigurisë është mbledhur disa herë gjatë orëve të fundit për të shqyrtuar situatën. Kryeministri Benjamin Netanyahu ka deklaruar se vendi i tij ka ndërmarrë një “sulm gjithëpërfshirës” ndaj objektivave iraniane, pa dhënë detaje të mëtejshme mbi natyrën ose shkallën e operacioneve ushtarake.
Tensionet mes dy vendeve janë rritur ndjeshëm javët e fundit, pas një sërë ngjarjesh që kanë përfshirë përplasje ushtarake indirekte dhe akte të ndërsjella agresioni në rajonin e Lindjes së Mesme.
LEXONI GJITHASHTU:
“Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)
- 08:20 Ushtria e Jordanisë rrëzon tre raketa të lëshuara nga Irani
- 08:14 Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës