Pas takimeve me Gjiknurin dhe Alibeajn, Yuri Kim mbërrin në zyrën e Metës

8 Mars 2023 | 14:23

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka mbërritur në zyrën e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Këtë të mërkurë, Kim ka pasur takime me përfaqësues të partive kryesorë në vend, Damian Gjiknurin e Partisë Socialiste dhe Enkelejd Alibeajn e Partisë Demokratike.

Reagimet e Gjiknurit dhe Alibeajt pas takimeve me Yuri Kim

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, ka zbardhur fokusin e bisedës që ai pati në selinë rozë me ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim.

Përmes një postimi në facebook Gjiknuri zbulon se në takim u diskutua procesi zgjedhor i 14 majit.

Ai thekson se e garantoi ambaadoren për vendosmërinë e Partisë Socialiste për një proces zgjedhor në përputhje me standardet më të mira ndërkombëtare.

Edhe Alibeaj ka zbuluar detaje nga takimi që ai pati me ambasadoren Kim

Përmes një postimi në Twitter, Alibeaj bën me dije se në fokus të bisedës kanë qenë zgjedhjet lokale të 14 majit dhe shqetësimet e ngritura nga OSBE-ODHIR.

Alibeaj shton se e garantoi ambasadoren amerikane për vullnetin e mirë të PD për t’u përfaqësuar denjësisht në zgjedhje.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026