Pasaportat e arta, KE padit Maltën për skemën që po mendon Shqipëria

29 Shtator 2022 | 20:03

Komisioni Europian ka paditur në gjykatë Maltën për skemën e saj të shitjes së pasaportave, edhe pse vendi ishullor e ka shfuqizuar ligjin që në vitin 2020.

Por, Komisioni thotë se skema po vijon të zbatohet për aplikimet e bëra para shfuqizimit të ligjit. Sipas Brukselit, pasaportat po blihen në një numër të madh nga persona të korruptuar, të lidhur me krimin e organizuar, trafikun e drogës dhe të akuzuar për shkelje të të drejtave të njeriut.

Përveç Maltës, Komisioni i ka kërkuar edhe Qipros që të heqë dorë nga skema. Të dyja vendet kanë shitur pasaporta për disa vite në një vlerë që përllogaritet në rreth 10 miliardë dollarë nga 2010 deri në 2020.

Shitjen e pasaportave po mendon edhe Shqipëria. Në një vendim të miratuar në fund të muajit korrik, qeveria i hap rrugë bashkëpunimit me PPP me kompani private. Ideja nuk është e re. Ajo qarkullon prej disa kohësh, por në të shkuarën është kritikuar në raportet e Komisionit Europian, që paralajmëron pasoja negative në rrugën e integrimit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministri Salla takim me fermerët në Korçë: Dëmshpërblimet për përmbytjet do jepen së shpejti

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla këtë të martë zhvilloi një takim me përfaqësues të bizneseve të bimëve medicinale dhe fermerë të zonës...
16:01 | 14/07/2026

Zjarr në Novoselë, zjarrfikëset në vendngjarje. Rrezikohen banesat pranë (VIDEO)

Një vatër aktive zjarri është aktive këtë të martë në Novoselë. Zjarri ka rënë në një hapësirë me shkurre, barishte por edhe ullinj. Sipas informacioneve...
15:17 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026