Pashkët katolike, Presidenti Begaj uron besimtarët: Paqe dhe bekime në familjet tuaja!
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka përcjellë një mesazh urimi për besimtarët që festojnë Pashkët katolike, duke e cilësuar këtë dite të shenjtë si simbol i shpresës dhe triumfit të së mirës.
Presidenti Begaj nënvizon se kjo festë përfaqëson besimin te jeta si një forcë e pashtershme që udhëheq njerëzimin drejt së mirës.
“Gëzuar Pashkën!
Pashka është besimi se e mira fiton mbi të keqen, mundimi mbi padrejtësinë, dashuria mbi forcën dhe drita mbi errësirën.
Pashka është besimi se jeta është forca e pashtershme që na udhëheq.
Pashka është shpresë dhe gëzim. Kjo festë na kujton se Zoti nuk na braktis kurrë dhe se dashuria e Tij është më e fortë edhe se vdekja.
Uroj që kjo ditë e shenjtë të sjellë gëzim, paqe dhe bekime në familjet tuaja!”, shkruan Begaj.
Plagosje me thikë në Fushë-Krujë, 22-vjeçari dërgohet në Spitalin e Traumës
“Kam parë sms që t’i bllokohej rruga Kanye West”, Ferhati: Ka patur thirrje të sulmoheshin bizneset
Ish-ministri Vengu publikon mesazhet: Turistëve u kanë çuar sms dhe i kanë nxitur për….
- 22:29 Për çfarë u përdorën 4 mln euro në koncertin e Kanye West? Erla pyet Vengun
- 22:27 Trajneri De la Fuente paralajmëron: Më e mira e Lamine Yamalit ende nuk ka ardhur
- 22:25 Italia ëndërron për Pep Guardiolën si trajner. Miqësia e tij me Maldinin shfrenon fantazitë
- 22:24 Vetëm 14 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në 24 orë
- 22:24 Iraola, trajneri i ri i Liverpoolit: Na duhen më shumë përforcime për të konkurruar
- 21:57 Nga avionët ‘Rafale’ te sistemet SAMP/T, Macron zbardh armatimin e ri që do t’i dërgohet Kievit