Pasioni për Jazzin, Luisa Belli Laura rrëfen krijimin e “Hemingway Tirana”

31 Korrik 2021 | 10:35

Këtë mund ta quajmë familjen e madhe të muzikës Jazz që padyshim në vite është rritur në vendin tonë.

Këto janë momentet nga festivali më i madh kushtuar kësaj rryme muzikore, të mbajtur një javë më parë ku performuan 34 artistë nga e gjithë bota, për të shpalosur ngjyrat e vërteta të Jazzit.

Megjithatë mbas të tilla eventeve nuk qëndrojnë aspak këngëtarë të Jazzit, qëndrojnë vetëm njerëz të pasionuar dhe që e dashurojnë këtë kulturë.

Luisa Belli Luara është një nga ideatorët e eventeve që kanë marrë jetë prej vitesh në vend e që padyshim kanë shenjuar në kalendarin kulturor me tipologjitë dhe karakteristikat e ndryshme siç janë ballot me maska e shumë të tjera.

E ndodhur për një projekt të përkohshëm shumë vite më parë në Shqipëri, ajo nuk do ta mendonte asokohe që do ta linte Venecian.

“Kam 14 vite në Shqipëri. Unë kam ardhur për një periudhë 3 muaj, erdha për një trajnim tek Instituti italian i Kulturës. Isha duke organizuar evente, më shumë për muzika klasike”, u shpreh ajo.

Kanë kaluar tetë vite kur organizimet me muzikën që lindi në fund shekullin e 19, së pari nisën mes miqsh.

“Ne e kemi filluar me një grup shumë të vogël njerëzish. Kemi promovuar gjithmonë muzikën Jazz”, tha ajo më tej.

E ndërsa na zbulon se si lindi dashuria për Jazz-in ajo, po ashtu na rrëfen që këtë pasion dhe investim po e çon me dashurinë që gjeti në Shqipëri, Altin Sukajn.

“Jemi në familje e madhe që bashkohemi flasim dhe ndajmë të gjitha këto emonocine”, tregon ajo.

Sot numri i pjesëmarrësve në festival, apo organizime të tjera është rritur dhe ajo ka arritur që atë ta integrojë shumë bukur edhe me librat.

Por, pas këtij festivali, Hemingway dhe muzika Jazz do të udhëtojë në Kosovë, për të përmbyllur një tjetër event të rëndësishëm, atë të filmave në “Doku FEST”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026