Pasojat e Brexit, BE i shqetësuar: Britania po krijon destabilitet

28 Shtator 2020 | 19:57

Në negociatat për Brexit, Britania është pjesë e një “harku destabiliteti” që është krijuar përreth Bashkimit Evropian. Kështu ka deklaruar ditën e hënë kryetari i bllokut, duke renditur si kërcënim vendimin e Londrës për të braktisur Unionin bashkë me ato që vijnë nga Turqia, Rusia, Libia dhe Siria.

“Një hark destabiliteti është zhvilluar përreth nesh. Në perëndim është Brexit. Në përfundim të referendumit, le ta pranojmë, rezultati tronditi Bashkimin Evropian. Kjo zgjedhje për të ruajtur sovranitetin kombëtar u interpretua si dështim i forcës evropiane. E vërteta është se britanikët po përballen me një dilemë. Çfarë modeli shoqërie duan ata për veten e tyre? Përgjigjia e kësaj pyetjeje do të përcaktojë nivelin e aksesit në tregun tonë të brendshëm”, tha Charles Michel, presidenti i Këshillit Evropian.

Më herët, komisioneri evropian Maros Sefcovic deklaroi pas një takimi me një ministër britanik se qasja e Londrës në bisedimet për Brexit është shumë ndryshe nga ajo çfarë mund të pranojë BE-ja.

“Pozicioni i Mbretërisë së Bashkuar është shumë larg nga ajo që BE mund të pranojë. Unë kam përsëritur kërkesën për të tërhequr pjesën e kontestuar të draftit për tregjet e brendshme në fund të shtatorit. Nëse e mbajmë këtë pjesë të draftit dhe nëse miratohet në formën aktuale, ajo do të përbëjë një shkelje të protokollit të marrëveshjes së tërheqjes dhe ligjit ndërkombëtar”, tha Maros Sefcovic, komisioner evropian.

Nga ana tjetër, ministri britanik Michael Gove deklaroi po të hënën se klauzolat e draftit për tregun e brendshëm që përcaktojnë traktatin e tërheqjes do të mbeten në fuqi, pavarësisht kërkesës së BE-së.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën

Mentor Kikia, gazetar, ka folur këtë të martë në “Now” në Euronews Albania me Erla Mëhillin. Kikia ka thënë se e gjithë çështja është që...
22:27 | 02/06/2026

“Propozova të shpallej zonë e mbrojtur”,Bino: Nuk jemi kundër investimeve, teli me gjemba na kujtoi kampet

Eksperti i mjedisit, Taulant Bino, ka folur këtë të hënë në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania lidhur me çështjen e Zvërnecit. Bino...
22:18 | 01/06/2026

“Kam bërë gabime” Çipa: Berisha e tha hapur, lideri mban peshën e dështimeve

Gazetari Aleksandër Çipa ka folur mbrëmjen e së shtunës në “Review”, me moderatoren Greta Topjana në Euronews Albania, mbi zhvillimet në Partinë Demokratike në kuadër...
21:32 | 30/05/2026