Pasojat e shembjes së digës në Ukrainë, 35 lokalitete ende të përmbytura

10 Qershor 2023 | 14:18

Katër ditë nga shkatërrimi i digës në Kakhovka, niveli i ujit në rajonin ukrainas të Khersonit ka nisur të tkurret.

Autoritetet vendore kanë deklaruar se të paktën 35 lokalitete vazhdojnë të jenë të përmbytura, por niveli i ujit ka rënë me gjysmë metër në ditë.

Sipas zyrtarëve, deri të shtunën mbi 6 mijë persona janë evakuuar nga një dyzinë qytetesh të mbuluara nga uji.

Banorëve të komuniteteve të prekura u është bërë thirrje që të qëndrojnë në çatitë e banesave derisa të mbërrijnë skuadrat e shpëtimit, ose që niveli i ujit të ulet më tej. Por edhe në një rast të tillë, atyre u duhet t’u shpëtojnë bombave ruse.

Zyra humanitare e OKB-së në Kiev e ka cilësuar nivelin e vuajtjes së personave të prekur si “të patolerueshëm” dhe ka nisur shpërndarjen e ndihmave.

Ndërkohë, presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar ngritjen e një komisioni për të luftuar pasojat e përmbytjeve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026