“Pasqyrë ligësie”, Rama sulmon mediat për portin e Durrësit

16 Nëntor 2022 | 11:13

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish sa i takon akuzave për Portin e Durrësit, për herë të dytë këtë të mërkurë.

Këtë herë Rama iu referua mediave që siç shkruan ai në Twitter i shërbejnë “të paudhëve që po e luftojnë projektin si djalli temjanin”.

Sipas Ramës këto media që reflektojnë të tilla informacione për projektin e Portit Turistik të Durrësit janë pasqyrë ligësie.

Shkrimi i plotë:

Numri i maskaragjozllëqeve që po thuhen për projektin madhor të Portit Turistik të Durrësit, si edhe hapësira e paanë mediatike në dispozicion të të paudhëve që po e luftojnë projektin si djalli temjanin, janë pasqyra e ligësisë që e ndjek këtë vend si mallkim qysh në vitin 1912!

Më herët ai tha se ka një armiqësi sa i takon investimit, që e cilësoi më të madhin në rajon.

Sipas Ramës pas përfundimit të portit, Durrësi do të kthehet në një nga destinacionet kryesore turistike të Mesdheut.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, reagon Ambasada Gjermane në Tiranë

Shqipëria shënoi një tjetër hap të rëndësishëm në procesin e integrimit europian, me mbylljen e tre grupkapitujve të negociatave gjatë Konferencës së IX Ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi...
09:15 | 15/07/2026

Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge

Prokuroria e Tiranës ka marrë vendimin dhe ka sekuestruar pasuri të cilat sipas tyre nuk justifikohen nga një i dënuar me 10 vite burgim për...
09:00 | 15/07/2026

Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës

Këtë të mërkurë nga institucioni i vuajtjes së dënimit të Drenovës lënë qelitë e këtij burgu 60 persona të dënuar për vepra penale të ndryshme...
08:14 | 15/07/2026