Pastrimi i kanaleve dhe forcimi i argjinaturave, Rama: Fond 20 mln € nga Emiratet Arabe për bashkitë

17 Janar 2026 | 12:44

Kryeministri Edi Rama mblodhi kryebashkiakët e vendit në një takim që po zhvillohet në Golem, ku u ndal veçanërisht në situatën e krijuar në vend ditët e fundit për shkak të përmbytjeve.

Rama u shpreh se rezistenca e infrastrukturës mbrojtëse është rritur ndjeshëm në 10 vitet e fundit, por shtoi se megjithatë emergjenca e ditëve të fundit tregoi pika të dobëta që kërkojnë ndërhyrje.

Për këtë arsye, ai tha se qeveria ka mbështetur propozimin e ministrit të Pushtetit Vendor Ervin Demo për të përdorur një fond prej 20 milionë eurosh, të siguruar nga Emiratet e Bashkuara, për blerjen e mjeteve të posaçme që do të shërbejnë për pastrimin e kanaleve kulluese dhe forcimin e argjinaturave.

Kjo flotë e re do të vihet në dispozicion të bashkive sipas qarqeve, duke u përqendruar në zonat ku ka emergjenca, ndërsa në ditët normale do të shërbejë si forcë e shtuar për mirëmbajtjen e rrjetit të kullimit dhe infrastrukturës mbrojtëse.

“Rezistenca e infrastrukturës mbrojtjes është rritur në mënyrë shumë domethënëse në 10 vitet e fundit, por analiza e bërë edhe nga kjo emergjencë tregon se ka pika ku rezistenca është më e dobët dhe për këtë arsye duhet të vendosim me shumë saktësi piketat për të forcuar më tej infrastrukturën mbrojtëse dhe për të adresuar të gjitha ato aspekte që kanë të bëjnë me fuqizimin e ndërveprimit mes pushtetit vendor dhe institucioneve qendrore. Një nga gjërat që ka propozuar ministri Demo dhe që ka gjetur mbështetjen tonë është që me një fond të siguruar nga miqtë tanë të Emirateve të Bashkuara prej 20 mln euro në mbështetje të zhvillimit rural, të blejmë një sasi domethënëse mjetesh që të vendosen në shërbim të kullimit, pastrimit të gjithë kanaleve kulluese kryesore dhe që të funksionojnë sipas nevojave të bashkive. Të krijojmë një logjistikë që të jetë në funksion të bashkive sipas qarqeve. Kjo flotë mund të përqendrojë më shumë forca diku ku ka situatë emergjence. Në ditët normale do jetë një forcë e shtuar për të gjitha bashkitë sipas sasisë së kanaleve për t’u pastruar e mbajtur dhe për të adresuar problemin e argjinaturave”, tha Rama.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…

Gazetari Endri Xhafo i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur mbi mënyrat se si kryeministri Edi Rama...
22:22 | 16/07/2026

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 47-të. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ka nisur marshimi në rrugët e...
21:26 | 16/07/2026