English

Pastronte 300 mln euro në vit, çmontohet “banka” më e madhe e drogës në Evropë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Policia Kombëtare e Spanjës (Policía Nacional) dhe Agjencia e Taksave (Agencia Tributaria), me mbështetjen e Europol dhe Eurojust, kanë çmontuar një grup të krimit të organizuar që besohet se drejton “bankën e drogës” më të madhe në Evropë.

- Advertisement -

Rrjeti kriminal përbëhej kryesisht nga shtetas sirianë dhe kolumbianë dhe menaxhonte këtë “bankë”, e cila ofronte shërbime financiare për organizatat kriminale të lidhura me trafikun e drogës në më shumë se njëzet vende. Banda kishte filluar aktivitetin e saj që në vitin 2020.

Sipas mediave të huaja, banka vlerësohet të ketë pastruar më shumë se 300 milionë euro në vit.

Në këtë operacion u përfshin 200 oficerë të cilët bënë kontrolle në 21 vende në provincat spanjolle të Malaga dhe Toledos.

Ata arrestuan 32 të dyshuar dhe sekuestruan pasuri me vlerë gati 3 milionë euro.

Konkretisht janë konfiskuar:

428 205 euro cash

19 llogari kriptomonedhash me vlerë 1.5 milionë euro

11 automjete luksoze

70 kg hashash, 1.2 ton marihuanë dhe një plantacion me 995 bimë marihuanë.

Si funksiononte narko-banka

Bankierët kriminelë kishin krijuar një rrjet financiar me lidhje ndërkombëtare dhe u mundësonin klientëve të tyre të bënin pagesa, të merrnin fonde dhe të pastronin të ardhurat e tyre.

Kriminelët i “drejtuan” operacionet e tyre nga një restorant lokal, ku klientët shkonin për të depozituar ose mbledhur para të gatshme, të cilat menaxhoheshin kryesisht nga profesionistë kinezë.

“Bankierët” përdorën sistemin informal të transfertave të parave Haëala për të legjitimuar të ardhurat nga aktivitetet e paligjshme dhe për të shmangur kontrollet e ligjit.

Sipas hulumtimit të FMN-së dhe Bankës Botërore, Haëala është një sistem joformal i transferimit të fondeve (IFT), i cili është veçanërisht i popullarizuar kryesisht në Lindjen e Mesme dhe Azinë Jugore.

Operacioni nga autoritetet spanjolle zgjati mbi dy vjet dhe u krye me mbështetjen e Europolit .

Evropa është e përmbytur me drogë

Sipas të dhënave të fundit përkatëse nga Europol, sasitë e drogës që qarkullojnë në Evropë kanë arritur rekorde historike.

Vitin e kaluar, rreth 300 ton kokainë u kapën në të gjithë Evropën. Sipas autoriteteve europiane, kjo sasi është “një pjesë shumë e vogël e sasive që hyjnë në tregun europian, ndoshta 10% deri në 15%, apo edhe sa 1%”.

Evropa është bërë një treg i madh për trafikantët e drogës sa Shtetet e Bashkuara.

Ndërsa tradicionalisht kartelet kolumbiane janë marrë vetëm me mafiozët italianë, të cilët kontrollonin hyrjen e drogës në Evropë.

Gjatë 15 viteve të fundit, grupet mafioze shqiptare kanë dalë në pah, ndërsa trafikantët kolumbianë dhe domenikanë janë zhvendosur në Evropë për të mbikëqyrur operacionet nga Spanja, e cila prej kohësh është shfaqur si një qendër kryesore për drogën që hyn në Evropë.

Megjithatë, pjesa më e madhe e kokainës së kontrabanduar besohet se arrin përmes kontejnerëve detarë në portin e Roterdamit në Holandë  më i madhi në Evropë dhe në portin e afërt të Antëerpen në Belgjikë.

Në vitin 2021, autoritetet kapën më shumë se 70 ton kokainë me një vlerë totale prej më shumë se 3.5 miliardë euro vetëm në portin e Roterdamit, një sasi e re rekord.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Kush mendoni se mund ta marrë drejtimin e Rithemelimit nëse Berishës i caktohet masa “Arrest në shtëpi”?
×