Patel: FBI parandaloi një komplot që synonte kampionatin UFC që u mbajt në Shtëpinë e Bardhë. Disa të arrestuar
Kreu i FBI-së, Kash Patel ka njoftuar se angjencia pengoi një komplot që synonte eventin e UFC-së të së dielës në Shtëpinë e Bardhë. Ai theksoi se lidhur me ngjarjen janë arrestuar disa të dyshuar.
Një pjesë e planit përfshinte goditjen e ndërtesave aty pranë me dronë të mbushur me eksploziv, sipas dokumenteve të gjykatës të zbuluara të martën.
Një i dyshuar u arrestua në Ohajo javën e kaluar, ku hetuesit morën akses në mesazhe të koduara që përfshinin komplotistë të tjerë të dyshuar. Ai është akuzuar për komplot për të kryer një vepër penale kundër SHBA-së dhe tentativë vrasjeje të një oficeri federal.
“Sulmet e planifikuara gjoja u ndaluan menjëherë”, tha Patel në një postim në rrjetet sociale të martën në lidhje me operacionin shumështetëror.
Pesë persona janë në paraburgim, raportoi CBS News. Duke përdorur dronët, autorët synonin të ngjallnin panik dhe të tërhiqnin turmën që po ikte drejt një ekipi snajperësh.
Një “valë e dytë” sulmuesish dyshohet se atëherë duhej të sulmonte portën e Shtëpisë së Bardhë. Komploti u zbulua nëpërmjet Tycen Proper, një 19-vjeçar nga Ohio, i cili po komunikonte me një grup në internet që shprehnin ndjenja ultra-fetare dhe antiqeveritare.
Nëna e tij i telefonoi autoriteteve lokale vonë në mbrëmje më 10 qershor – vetëm disa ditë para ngjarjes së profilit të lartë – sepse ishte e shqetësuar për blerjet e tij të mëdha të armëve të zjarrit dhe atë që kishte parë nga komunikimi i tij në internet me një grup që pretendonte se përbëhej nga ish-anëtarë ushtarakë dhe me bazë të krishterë.
Robotët humanoide kryejnë ndërhyrje kirurgjikale për herë të parë
4 të plagosur në sulmin amerikan në jugperëndim të Iranit
Jared Kushner i bashkohet takimit të donatorëve të BE-së për Gazën, çfarë përmban paketa 900 milionë euro
- 10:06 Robotët humanoide kryejnë ndërhyrje kirurgjikale për herë të parë
- 09:47 Marta Kos: Shqipëria do të mbyllë tre kapitujt e parë të negociatave me BE-në (VIDEO)
- 09:38 Bujar Leskaj kundër bojkotit të PD: Qytetarët s’i votojnë deputetët për të lënë bosh karriget në Parlament
- 09:35 Yamal: Gjysmëfinalja me Francën, ndeshja më e rëndësishme por nuk ndjej presion
- 09:28 Vala e të nxehtit ekstrem godet Italinë dhe Evropën, temperaturat pritet të arrijnë deri në 45°C
- 09:26 Ndizet një vatër zjarri në lagjen “15 Tetori” të Vlorës, rrezikohen banesat pranë (VIDEO)