Plator Nesturi: Shpallja “non grata” e Berishës, mesazh i qartë për drejtësinë
Analisti Plator Nesturi e sheh vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit për të shpallur “non grata” ish-kryeministrin Sali Berisha si një inkurajim për drejtësinë.
Sipas tij vendimi i DASH është vendim moral për të gjithë politikën në 30 vite që ka qenë e pandëshkueshme pavarësisht skandaleve dhe abuzimeve të mëdha.
“Ky është një mesazh i qartë për t’u treguar e guximshme dhe për të marrë fund kjo periudhë pandëshkueshmërisë. E shoh si një inkurajim për ta futur drejtësinë shqiptare në një etapë të re. Mbyllet cikli i pafund i tranzicionit dhe pandëshkueshmërisë së abuzimit me pushtetin”, tha Nesturi.
Analisti shtoi më tej se “tani është hapur shtegu për të bërë një drejtësi të re” dhe emrat e mëdhenj do të shërbejnë si shembuj konkretë.
Mungesa e drejtësisë në të gjithë këto vite shtoi Pator Nesturi ka ardhur për shkak se “ka qenë politika që ka ndikuar drejtësinë, e tutelonte drejtësinë, promovonin njerëz dhe hartonin ligje”.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 18:29 Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro
- 18:07 Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen
- 18:03 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 17:52 Debate të ashpra mes Fatmir Xhafajt dhe Endri Shabanit: Ndrysho gjuhën
- 17:37 Raporti: Punëtorët e huaj që largohen nga Greqia përkeqësojnë krizën e tregut të punës
- 17:33 Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë