“Patriotët për Evropën” – Bardella bashkohet me Orban

9 Korrik 2024 | 10:15

Jordan Bardella, udhëheqës i partisë së ekstremit të djathtë në Francë, Tubimi Kombëtar, do të kryesojë një grupim të ri të krahut të djathtë në Parlamentin Evropian, të emëruar Patriotët për Evropën.

Njoftimi vjen një ditë pasi partia e Bardellës humbi rundin e dytë të zgjedhjeve të parakohshme legjislative në Francë.

Në një fjalim paszgjedhor të dielën mbrëma, Bardella tha se anëtarët e Tubimit Kombëtar në Parlamentin Evropian do t’i bashkohen një “grupi të madh” që do ta ndikojë “balancën e pushtetit në Evropë, duke refuzuar rrjedhën e emigrantëve, ekologjinë ndëshkuese dhe kapjen e sovranitetit tonë”.

Të hënën, Bardella tha se Patriotët për Evropën përfaqësojnë “shpresën për dhjetëra miliona qytetarë në vendet evropiane, të cilët vlerësojnë identitetin, sovranitetin dhe lirinë e tyre”.

Ai gjithashtu u zotua se do të punojë “për t’i riorientuar politikat në shërbim të kombeve dhe popujve tanë”.

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, Herbert Kickl nga Partia e Lirisë e Austrisë e ekstremit të djathtë, dhe Andrej Babis, udhëheqës i partisë populiste çeke, ANO, njoftuan muajin e kaluar për formimin e aleancës Patriotët për Evropën.

Orban tha se ata kanë nënshkruar një “manifest patriotik”, që premton “paqe, siguri dhe zhvillim” në vend të “luftës, migrimit dhe stagnimit” që ka sjellë “elita e Brukselit”.

Brenda një jave, parti nga e djathta dhe e djathta ekstreme në 12 vende të Evropës thanë se do t’i bashkohen këtij grupimi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria dhe Mali i Zi do të mbyllin të martën kapituj të tjerë në bisedimet për anëtarësim në BE

 Shqipëria dhe Mali i Zi do t’i mbyllin kapitujt e radhës në bisedimet e tyre me Bashkimin Evropian për anëtarësim në bllokun evropian, gjatë një...
19:39 | 10/07/2026

Shtetet baltike thërrasin të dërguarit rusë për pretendime të rreme për deportim

Lituania dhe Estonia kanë thënë se Kremlini ka përhapur pretendime të rreme në lidhje me dëbimet e rusishtfolësve nga shtetet baltike, në një përpjekje për...
19:34 | 10/07/2026

Festimet për fitoren e Francës kthehen në tragjedi, 17-vjeçarja bie nga kamioni dhe shtypet prej tij

Një vajzë 17-vjeçare ka humbur jetën gjatë festimeve pas fitores së Francës ndaj Marokut, bëjnë me dije shërbimet e emergjencës franceze. Ngjarja ndodhi në Aulnoye-Aymeries,...
19:11 | 10/07/2026