Paul McCartney, në pritje të albumit me këngët e krijuara dhe performuara live
Ish pjesëtari i grupit Beatles, Paul McCartney pritet të publikojë në 11 dhjetor albumin e tij të radhës “McCartney III”, një album ku ka përmbledhur këngë të krijuara dhe të performuara nga vetë ai.
Publikimi i albumit vjen pas 50 vitesh që nga koha kur këngëtari nxori në treg albumin solo.
Regjistruar gjatë këtij viti në Sussex në Anglinë jugore, “McCartney III” bashkon dy albume të tjerë të tij, krijuar nga 78-vjeçari në periudha kritike të jetës së tij, në 1970 dhe 1980, kur ai po kërkonte një rilindje krijuese.
“Çdo ditë filloja të regjistroja me instrumentin në të cilin shkruaja këngën dhe pastaj gradualisht i shtroja të gjitha, ishte shumë argëtuese. Duhej të bëja muzikë sesa thjesht ta shihja si punë që duhej bërë. Pra, unë thjesht bëra gjëra që imagjinoja. Nuk kisha ide se kjo do të përfundonte në një album “,- shprehet artisti.
Albumi përmban kryesisht këngë te interpretuara live nga McCartney në kitarë ose piano, duke mbivendosur basin dhe duke luajtur edhe me bateri.
Ideja, siç rrëfen artisti, lindi gjatë kohës së karantinës.
“McCartney III” përshkruhet si një album që ofron një gamë të gjerë të gjendjeve shpirtërore, nga kërkimi i shpirtit deri te mburoja, nga loja e gjallë deri te ashpërsia.
Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona