Paula Abdul anulon turneun muzikor, këngëtarja 62-vjeçare probleme me shëndetin

6 Shtator 2024 | 18:24

Paula Abdul ka njoftuar se turneu i saj i ardhshëm kanadez po anulohet për shkak të problemeve shëndetësore.

Këngëtarja 62-vjeçare ka ndarë lajmin në Instagram duke shkruar: Më duhet të ndaj një lajm aspak të mirë me ju në lidhje me disa dëmtime që kam pësuar së fundmi. Në përpjekje për të vazhduar, kam bërë injeksione që do të më japin lehtësim të përkohshëm, por kërkesat e një turneu të plotë janë një histori tjetër, vazhdoi ajo:

“Pas diskutimeve të shumta me mjekët e mi dhe eksplorimit të të gjitha opsioneve të disponueshme, jam informuar se një nga dëmtimet e mia kërkon një procedurë të vogël të ndjekur nga 6-8 javë kohë rikuperimi, prandaj do të më duhet të ndërpres koncertet e mia”.

Ish-gjyqtarja e “American Idol” më vonë u kërkoi falje “fansave të saj të” të cilët planifikonin ta shihnin atë në turne, i cili duhej të fillonte më 25 shtator dhe të zgjaste deri më 26 tetor, dhe sqaroi se të gjitha paratë e biletave do të të kthehen.

Turneu me 21 qytete ishte caktuar të fillonte më vonë këtë muaj në Victoria, British Columbia.

Abdul dhe DJ Jazzy Jeff hapën mbi 40 shfaqje për New Kids on the Block. Turneu filloi më 14 qershor në Ohio dhe përfundoi më 25 gusht në Indiana.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbulim arkeologjik në Rromës, zbulohet çezma e periudhës së hershme osmane në Selenicë (FOTO)

Një zbulim me vlera për trashëgiminë kulturore është bërë në fshatin Rromës, në Bashkinë e Selenicës, ku gjatë punimeve për ndërtimin e një depoje uji...
12:00 | 27/07/2026

Ekspozita “Elbasani në Shekullin XX”, fotografitë që rikthejnë kujtesën e qytetit të vjetër

Fotografi që dokumentojnë jetën e Elbasanit gjatë shekullit XX janë ekspozuar në oborrin e Muzeut Etnografik, duke sjellë para publikut pamje nga rrugët, tregtia, traditat...
12:58 | 26/07/2026

“Enkelana Marathon”, Pogradeci kthehet në arenën e atletikës ndërkombëtare me pjesëmarrës nga 40 vende të botës

Mbi 550 atletë amatorë dhe profesionistë nga 40 vende të botës morën pjesë në edicionin e pestë të Enkelana Marathon, aktivitetit më të madh të...
10:10 | 26/07/2026