Pavarësisht armëpushimit, 6 persona vriten nga sulmet izraelite në Libanin jugor

12 Maj 2026 | 08:14

Një sulm ajror izraelit ndaj një shtëpie në Libanin jugor vrau gjashtë persona dhe plagosi shtatë të tjerë, njoftoi të martën Agjencia Kombëtare e Lajmeve e Libanit.

Sulmi ndodhi të hënën në mbrëmje në qytetin Kfardounine. Të plagosurit u dërguan në spitalet e qytetit të Tyre.

Izraeli dhe Hezbollahu, grupi paramilitar i mbështetur nga Irani, kanë vazhduar të shkëmbejnë zjarr, të cilat janë intensifikuar ditët e fundit, pavarësisht një marrëveshjeje armëpushimi midis qeverive libaneze dhe izraelite. Armëpushimi kishte për qëllim të hapte rrugën për bisedime paqeje. Izraeli dhe grupi militant kanë akuzuar vazhdimisht njëri-tjetrin për shkelje të marrëveshjes.

Numri i përgjithshëm i viktimave nga sulmet izraelite që nga 2 marsi është 2,869 të vrarë dhe 8,730 të plagosur, sipas Ministrisë së Shëndetësisë libaneze.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Atentati ndaj Donald Trump në 2024! Publikohet raporti që zbulon dështimet operacionale nga Shërbimi Sekret

Një raport i ri nga Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm të Departamentit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së ka zbuluar dështimet operacionale dhe kritike nga Shërbimi...
22:15 | 03/07/2026

U rrëmbye nga persona të armatosur në qershor, gjendet e vdekur gazetarja në Meksikë

Një gazetare e cila u rrëmbye në mes të qershorit nga shtëpia e saj në Meksikë është gjetur e vdekur, njoftoi sot zyra e prokurorit të Veracruz....
22:08 | 03/07/2026

Zjarr masiv në Costa Brava të Spanjës, izolohen mbi 10 komunitete turistike

Një zjarr i madh ka shpërthyer në rajonin turistik të Costa Brava në verilindje të Spanjës, duke detyruar autoritetet të izolojnë më shumë se 10...
21:41 | 03/07/2026