PD dhe Basha e zhdukën për dy vjet aferën e inceneratorëve, thotë Fevziu
Partia Demokratike ka përgjegjësinë e saj që për 2 vjet e zhduku çështjen e inceneratorëve nga axhenda politike.
Kështu tha gazetari Blendi Fevziu në emisionin ‘Sot’ në Euronews Albania.
Fevziu tregoi se ishte në dijeni që në tetor të 2020, kur çështja e inceneratorëve shpërtheu nga mediat, PD kishte dokumente që vërtetonin korrupsionin por preferoi të heshtte.
“Në tetor të 2020, kur çështja shpërtheu nga mediat dhe PD kishte dokumente por befas u zhduk kjo histori kur deklaruan se kishin një axhendë tjetër që fokusohej tek çështja ekonomike. Që nga ky moment u zhduk çështja e inceneratorëve dhe u rikthye kur Berisha nisi të merrte vëmendje. PD ka përgjegjësinë e saj që për 2 vjet e zhduku këtë çështje nga axhendat politike. Ishin në dijeni për aferën në inceneratorit të Tiranës dhe heshtën”, tha Fevziu.
LEXONI GJITHASHTU:
‘1 milion euro xhiro në ditë’, gazetari: Vis Martinaj fitime kolosale me bastet
Kush po publikon fotot e Vis Martinajt, gazetari: Jemi në fazën e mitizimit
Balluku: Heqja e fashës 800 kwh për tetorin, falë qytetarëve
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve
- 14:09 Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
- 13:56 Rritet numri i viktimave nga lufta në Gaza, që nga armëpushimi i tetorit 1,123 palestinezë janë vrarë
- 13:37 U arrestua pak ditë më parë nën akuzën për shpifje, Maroku liron gazetarin Ali Lmrabet
- 13:26 Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 13:24 Tërmetet me 4,700 viktima në Venezuelë, BE-ja ofron 20 milionë euro shtesë për ndihmë humanitare