PD me një kandidat në zgjedhjet vendore, Çollaku: E lehtë dhe e realizueshme
Deputeti i Partisë Demokratike Kreshnik Çollaku tha në një intervistë për Euronews Albania se bashkimi i Partisë Demokratike për të garuar me një kandidat të vetëm në zgjedhjet vendore është i realizueshëm.
“E shoh shumë të mundshme sepse realisht e shoh diçka shumë të thjeshtë për t’u realizuar. Thjeshtësia mbetet në rast se palët, ne dhe ata, unë besoj se Bardhi me Palokën do pinë kafe normalisht, çështja është çfarë do vendosin, rëndësi ka që të gjitha palët të luajnë në mënyrë të ndershme në këtë proces,” – u shpreh Çollaku.
Edi Paloka, nga grupimi i Sali Berishës, dhe Gazmend Bardhi nga grupimi i Enkelejd Alibeajt, po zhvillojnë këtë të martë një takim në një nga lokalet e Tiranës.
Në këtë takim po diskutohet për zgjedhjet vendore dhe qëllimi është të dalin me një kandidat të përbashkët.
Sipas Çollakut qëllimi është që të arrihet një marrëveshje dhe pasojat e thellimit të krizës në PD mos ti vuajnë demokratët.
LEXONI GJITHASHTU:
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni