PD në garë për Tiranën/ Zhulali: Objektivi minimal, 19 mandate
“Objektivi ynë është një përmbysje e madhe”, tha Ilda Zhulali, kandidate për deputete e Partisë Demokratike, këtë të diel në “Review” në Euronews Albania.
Teksa shpalosi pritshmëritë që PD ka për zgjedhjet që do të zhvillohen më 11 maj, Zhulali tha se objektivi minimal është të marrin 19 mandate, ajo tha se ky objektiv është vendosur duke pasur parasysh edhe rezultatet në zgjedhjet e 2021.
“Objektivi i parë i Partisë Demokratike është një përmbysje e madhe, një përmbysje e madhe. Kjo arrihet vetëm duke patur si objektiv një shumicë të qartë dhe kjo do të vijë vetëm duke bërë ndryshimin e madh në Tiranë.
Partia Demokratike nëse e merr në shifrat aktuale në formatin e koalicionit që ka aktualisht ka patur 17 mandate. Po të shikoni nga rezultati që patëm në 2021 ne mund të kishim prodhuar edhe një mandat tjetër plus. Ne futemi me një objektiv minimal 19 mandate në Tiranë, por mund të arrijmë më shumë se kaq”,-tha Zhulali.
LEXONI GJITHASHTU:
Irani i përgjigjet Macron: Franca të mos provokojë situatën në Hormuz, çminimin e bëjmë vetë
“Batmani” misterioz terrorizon hajdutët e motorëve në Meksikë, i lidh me shirit në shtyllat e rrugës (VIDEO+FOTO)
Giorgia Meloni: Nuk kam qenë e nënshtruar dje dhe as antiamerikane sot
- 14:40 “Shoqërohen 6 protestues”, Agron Shehaj: U dhunuan hapur përpara kamerave
- 14:26 “Turp, turp”/ Protestuesit mblidhen para Drejtorisë së Policisë, kërkojnë lirimin e të shoqëruarve
- 14:20 Lituania me kryeministër të ri, Mindaugas Sinkevicius merr drejtimin e qeverisë
- 14:11 BE-ja nis përgatitjet financiare për anëtarësimin e Malit të Zi
- 14:08 Firmoset Memorandumi i Bashkëpunimit për industrinë detare, Rama: 500 vende pune, rritet në 2.6% buxheti për Mbrojtjen
- 13:58 Goditet grupi kriminal që shpërndante drogë pranë shkollave, 14 të arrestuar (VIDEO)