PS 20 mandate në Tiranë? Gjylameti: Nuk është çështje numrash, por çështje vlerash

23 Mars 2025 | 21:11

Deputetja socialiste Blerina Gjylameti tha se Partia Socialiste synon 20 mandate në Tiranë, e sipas saj ata po kërkojnë votëbesimin për arritjet që kanë pasur në Kryeqytet.

Sipas deputetes kërkimi i 20 mandateve në Tiranë për Partinë Socialiste nuk është çështje numrash por çështje vlerash.

“Pse 20 mandate dhe cilat janë arsyet që ne kërkojmë 20 mandate? Unë e kam shumë të thjeshtë se kam qenë në disa detyra në Tiranë dhe në disa njësi. Nuk është çështje e numrave në vetvete, por ka të bëjë me dhënien llogari të çfarë ke bërë dhe të marrim votëbesimin për çfarë kemi arritur”,-tha Gjylameti.

Sipas saj një nga njësitë që ka ndryshuar tërësisht është njësia 4, por edhe njësia 5 e cila sipas saj ka qenë një nga lagjet më të investuara. Ajo tha se ndonëse kryebashkiaku tani po hetohet, për të do të flasë drejtësia, por sipas saj punët dhe transformimi janë aty.

“Punët janë ato që mbeten, për çështjet e drejtësisë do flasë drejtësia. Ne shikojmë një Tiranë komplet të transformuar. Vota kërkohet për atë që ne na bashkon vlerat në Partinë Socialiste”,-tha Gjylameti.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026