PDK kërkon presidentin, Hoxhaj: Nuk do ta votojmë Ramush Haradinajn
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë në emisionin Pressing se kandidati për presidenti të Kosovës duhet t’i takojë PDK-së.
Do të ishte absurde, ka deklaruar Hoxhaj që ne të votojmë një kandidat të partnerëve të koalicionit, kur një herë e kemi bërë Ramush Haradinajn kryeministër e një herë Isa Mustafën.
Enver Hoxhaj tha se nuk do ta votojnë Ramush Haradinaj për president, por do të kenë një kandidaturë të dalë nga partia e tyre.
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka qenë për vizitë tek zyrat e Partisë Demokratike të Kosovës, ku u prit nga kryetari në detyrë, Enver Hoxhaj.
Në takimin e tyre është diskutuar rreth situatës së krijuar nga Gjykata Speciale.
Haradinaj ka shprehur mbështetjen e tij për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po përballen me akuzat, sipas tij, të padrejta për krime të luftës.
Ndërkaq gjatë atij takimi nuk është folur për postin e presidentit sepse lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës tha se nuk ishte momenti i duhur.
“Erdha për mbështetje. Nuk është koha të flasim për presidentin,” – është shprehur Haradinaj.
Ndërkohë që tashmë kemi një deklaratë nga Enver Hoxhaj i cili është shprehur kundër Haradinaj si president i shtetit të Kosovës dhe tha me bindje se nuk do ta votojnë.
Lexoni gjithashtu:
Posti i presidentit, Ramush Haradinaj: Nuk është koha të flasim për këtë, erdha për mbështetje
Lajçak takon përfaqësuesin e Kosovës dhe Serbisë: Vazhdojnë diskutimet politike në nivel ekspertësh
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër