PE fton Malin e Zi të tejkalojë tensionet politike dhe të përparojë drejt BE-së

18 Tetor 2023 | 19:55

Parlamenti Evropian ftoi Malin e Zi që të tejkalojë ndasitë politike dhe të përparojë në procesin e integrimeve evropiane, duke theksuar se kriza aktuale politike ia ka humbur një vit të tërë këtij shteti kandidat për Bashkimin Evropian.

Kjo është përfshirë në rezolutën për Malin e Zi që u votua më 18 tetor në PE. Ajo u hartua nga raportuesi për Malin e Zi në PE, Tonino Piculla, socialdemokrat nga Kroacia.

Gjatë debatit për rezolutën, shumë eurodeputetë shprehën shqetësime për përpjekjet për ndikim nga Rusia në Mal të Zi si dhe përshëndetën vazhdimin e përshtatjes së plotë të Podgoricës me politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së. Deputetët në PE kërkuan që cilado qeveri që do të formohet në Mal të Zi të mbajë kursin drejt BE-së.

Mali i Zi ka mbështetur të gjitha sanksionet e BE-së ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës dhe PE-ja kërkoi që kjo të vazhdojë, pavarësisht se në Mal të Zi ka forca politike që kanë qëndrime pro-ruse.

Po ashtu, në rezolutë është përmendur edhe shqetësimi për ndërhyrje nga Kina dhe Serbia në çështjet e brendshme të Malit të Zi.

Deputetët e Parlamentit Evropian përmes këtij raporti kanë kërkuar që Mali i Zi të përshpejtojë procesin e reformave, sidomos ato që janë të nevojshme për procesin e integrimeve në BE, siç janë reformat në drejtësi dhe lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Mali i Zi vazhdon të jetë vendi më i avancuar kandidat në procesin e anëtarësimit në BE në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Podgorica ka hapur të gjithë kapitujt negociues në këtë proces dhe deri më tani i ka mbyllur tre kapituj. Por, për vite të tëra nuk ka mbyllur kapituj negociues.

Procesi ka ngecur për shkak të krizave të vazhdueshme politike në shtet.

Mali i Zi ka mbajtur të parakohshme parlamentare më 11 qershor. Lëvizja Evropa Tani fitoi më së shumti vota, përkatësisht 26 për qind.

Qeveria e re pritet të formohet nga Millojko Spajiç, do të jetë e treta që nga largimi i Partisë Demokratike të Socialistëve të Millo Gjukanoviçit nga pushteti, në gusht të vitit 2020.

Qeveria e parë e Zdravko Krivokapiçit, e formuar nën ndikimin e Kishës Ortodokse Serbe, zgjati 14 muaj.

 

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026