PE nderon opozitën venezuelase, sfidantët e Maduro marrin çmimin Sakharov
Liderja e opozitës së Venezuelës, Maria Korina Maçado dhe Edmundo Gonzales, kandidat në zgjedhjet presidenciale të korrikut, janë vlerësuar me Çmimin Sakharov për Lirinë e Mendimit.
Në vendimin e tij, Parlamenti Evropian ka vënë në dukje luftën kurajoze të dy politikanëve për vendosjen e lirisë dhe demokracisë në Venezuelë.
“Është privilegji im të njoftoj se çmimi Sakharov për Lirinë e Mendimit këtë vit i është dhënë Maria Korina Maçado, lidere e forcave demokratike në Venezuelë, dhe Edmundo Gonzales”, tha Roberta Metsola, kryetare e Parlamentit Evropian.
Shtatorin e kaluar, Parlamenti Evropian njohu Gonzales si presidentin e zgjedhur të Venezuelës përmes një rezolute.
“Vetëm liderja e forcave demokratike dhe presidenti i zgjedhur Edmundo Gonzales përfaqësojnë popullin e Venezuelës”, u shpreh Metsola.
Çmimi prestigjioz do të dorëzohet më 18 dhjetor.
LEXONI GJITHASHTU:
Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar