PE njeh gjenocidin ndaj Ukrainës: Uria në vitet ’30, krim i qëllimshëm sovjetik
Parlamenti Evropian ka votuar për të njohur krizën e urisë në vitet ’30 në Ukrainë, e njohur si Holodomor, si një gjenocid të qëllimshëm nga Rusia Sovjetike.
Gjatë debatit që i parapriu votimit, euro-deputetë nga parti të ndryshme politike u shprehën në favor të mocionit për ngjarjen e rëndë, e njohur si Holodomor.
Votat shkuan 507 pro, 12 kundër dhe 17 abstenim.
“Holodomori nuk është një tragjedi e një apo dy familjeve, por një përpjekje për të shfarosur një komb të tërë nga regjimi sovjetik. Brigadat e Stalinit bastisën fshatrat ukrainase në kërkim të grurit të mbetur. Ata ishin të mbushur me urrejtje ndaj ukrainasve, të nxitur nga propaganda sovjetike”, tha një eurondeputet.
Euronews foli me ligjvënësin që paraqiti mocionin. Ai tha se ekzistojnë paralele direkte mes veprimeve të Stalinit në Ukrainë dhe luftës aktuale.
“Ishte një tjetër përpjekje për të fshirë nocionin e Ukrainës nga harta, diçka që autoritetet cariste e bënë në shekullin e 19-të, duke ndaluar librat në gjuhën ukrainase, gjë që presidenti Putin po përpiqet ta arrijë në ditët e sotme, duke i lënë ukrainasit të vdesin nga uria dhe në të ftohtë për shkak të mungesës së elektricitetit”, u shpreh Radosław Sikorski, nga Partia Popullore Evropiane.
I ashtuquajturi plan ekonomik dhe 5-vjeçar u prezantua për herë të parë në Ukrainë në vitin 1932 me urdhër të Stalinit. Për shkak të konfiskimit të grurit, zona të gjera të Ukrainës hynë në krizë dhe uria përfshiu miliona njerëz.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë