Pedagogët në grevë? Dhoska: Shumica e stafit akademik e kërkon këtë gjë
Pedagogu Klodian Dhoska thotë se duke parë qëndrimin e qeverisë ndaj kërkesave të pedagogëve, po mendohet hyrja në grevë.
Në një intervistë për Euronews Albania, Dhoska u shpreh se shumica e stafit akademik, e ka kërkuar një gjë të tillë.
“Kjo është një gjë e padëshirueshme nga ana jonë, por në këtë situatë mosreagimi, shumica e stafeve tona, si ndihmës akadamikë, si profesorët, na e kërkojnë këtë lloj veprimi dhe ne po e mendojmë. Nga dita në ditë, ne po e shikojmë nga mos reagimi i qeverisë për pika tona, edhe presioni që kemi nga mbështetësit tanë, të sindikatës, ne po e mendojmë këtë lloj veprimi.
Ne nuk e dëshirojmë, edhe të gjithë pjesëtarët e sindikatës. Urojmë që qeveria të reagojë sa më shpejt, të gjejë një urë lidhëse me pjesën e sindikatës, për të dhënë zgjidhje një herë e mirë këtyre problematikave”, theksoi ai.
Një ditë më parë, kryetari i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi tha për Euronews Albania se pa presion nuk rriten pagat. Kështu ai argumentoi kalimin nga protesta në grevë urie.
LEXONI GJITHASHTU
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta