Pedagogët në protestë në ditën e parë të mësimit: Të na bashkohen edhe studentët

16 Tetor 2022 | 14:45

Pedagogët do të zhvillojnë protestë ditën e nesërme, që shënon edhe fillimin e vitit të ri akademik.

Në një intervistë për Euronews Albania, pedagogët Peter Saraçi, Elior Vila dhe Bsilim Ahmetaj deklaruan se prej orës 08:00 deri në orën 10:00 do të mirëpresin studentët e vitit të parë dhe më pas do të fillojnë protestën.

Ata kërkojnë nga qeveria plotësimin e 9 kërkesave dhe presin që protestës së tyre t’i bashkohen edhe studentët.

“Kjo vlen për të gjitha universitetet e Shqipërisë, jo vetëm për Universitetin e Shkodrës. Vendimet e sindikatës janë shpërndarë dhe për të mos penalizuar studentët e vitit të parë, të cilët për herë të parë shohin universitetin, kemi vendosur që ta spostojmë në orën 10 fillimin e protestës dhe do t’i qëndrojmë këtij vendimi”, tha Peter Saraçi, pedagog në universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër.

“Prej orës 08:00 deri në orën 10:00, ne do t’i presim studentët, do t’i orientojmë sa i përket ambienteve dhe rregullores së universitetit. Nga ora 10:00 deri në 12:00 do jemi në grevë”, u shpreh Elior Vila, pedagog në universitetin “Aleksandër xhuvani” në Elbasan.

“Nesër, është vendosur nga Sindikata e Pavarur e Arsimit të Lartë që të mos ketë mësim. Në orën 10:00 deri në 12:00, para çdo fakulteti do ketë protestë të pedagogëve dhe ne shpresojmë që do të  na bashkangjiten edhe studentët në protestën tonë, e cila do të vazhdojë çdo ditë deri në realizimin e kërkesave”, theksoi Bislim Ahmetaj, pedagog në universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026