Pedagogët do të zhvillojnë sot protestën e radhës në lidhje me kërkesat e tyre ndaj qeverisë. Protesta pritet të nisë në orën 11:00 para Universitetit Politeknik të Tiranës.
Perdagogët paralajmërpojnë se do të ketë grevë urie dhe ngujim, nëse qeveria nuk jep asnjë shenjë negocimi për kërkesat e tyre.
Kërkesat e pedagogëve
-Rritja e pagave për pedagogët dhe stafin ndihmës
-Rritja e financimit për kërkimin shkencor
-Rivendosja e shtesave mbi pagë për ‘Dëshmi shëndeti në punë’
-Rritja e shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë
-Rritja e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare
-Rivlerësimi i orës mësimore, pasi ka zbritje prej 50% të pagesës së orës mësimore si rezultat i mosfinancimit të orës mësimore të leksionit
-Rishikimin e tatimit prej 23% mbi pagesën e ngarkesës suplementare
-Të pezullohet deri më 2026 zbatimi i pikës c) të paragrafit të 3, i Kreut III të VKM Nr.112, datë 23.2.2018 për kriteret e marrjes së titullit “Profesor”
-Të bëhet transparencë mbi buxhetin dhe të ardhurat e universitetet publike
LEXONI GJITHASHTU:
- 9 kërkesat e pedagogëve
- Protesta e pedagogëve, Kovaçi: Nëse nuk na plotësohen kërkesat do bëjmë grevë urie
- Studenti kundër protestës së pedagogëve: S’është koha, kërkesat janë të ekzagjeruara