Pedagogia Liçaj: Studentë të Universitetit të Durrësit gjejnë mundësi më të mira punësimi jashtë vendit
Një problematike që është vënë re në hapje të këtij sezoni turistik, është se sektori i turizmit në Shqipëri ka mungesë stafi. Një prej arsyeve të evidentuara është se studentët, të paktën pak vite më parë, nuk prireshin drejt kësaj dege, gjë për të cilën foli në “Ilva Now” pedagogia Brunilda Liçaj.
Ajo tha se nga përvoja e saj, shumica e studentëve nuk e kanë zgjedhje të parë degën e turizmit. Për këtë, pedagogëve u nevojitet të punojnë shumë për t’i bërë studentët që ta duan degën që studiojnë, si edhe profesionet që rrjedhin nga kjo degë.
“Ke ardhur vetë, apo të doli kjo degë studimi? Vite me parë studentët thoshin se kjo na dol, këtu erdhëm. Numri i studentëve nuk është rritur shumë. Është një punë shumë e madhe për t’i bërë ata që ta dashurojnë turizmin, ta marrim gjithçka me pasion, të shohin se turizmi nuk është një punë e përkohshme, pasi është një pozicion që mund të përfundojë menaxher hoteli, restoranti, apo i tureve turistike”, u shpreh znj. Liçaj.
Pedagogia tha se në degën e Turizmit në Durrës mund të jenë rreth 100 studentë në vit dhe një pjesë e madhe e punonjësve të hoteleve të Tiranës, Durrësit apo të Vlorës, janë studentë të Universitetit të Durrësit. Mirëpo ajo evidentoi një tjetër problematikë, që është fakti që studentët e turizmit shpesh herë emigrojnë, për shkak se pagat janë më të larta.
“Studentët që mbarojnë hoteleri-turizëm kanë arritur të punësohen dhe të marrin paga të larta, ka studentë që menaxhojnë hotele të kategorisë së lartë. Nuk po flas për yje, pasi ato nuk i kemi. Mirëpo, një pjesë e tyre janë larguar në emigrim. Gjejnë mundësi më të mira punësimi jashtë dhe e kanë marrë si trampolinë, pasi Universiteti i Durrësit njihet edhe jashtë”, tha Brunilda Liçaj.
Brunilda Liçaj tha se studentët e degës së turizmit në universitetin e Durrësit ndahen në tre sektorë profesionale, mirëpo jo të gjitha fakultetet në vend ofrojnë mundësi që studentët të specializohen në fusha specifike të turizmit.
“Studentët ndahen në tre drejtime, turizmi kulturor, arkeologjik dhe hoteleri. Mbase kanë shkuar në fakultete të tjera që kanë turizëm, mbase politikat e turizmit duhet të fokusohen në qytetet që kanë turizëm. Degë specifike për hotelerinë kanë vetëm Durrësi, Shkodra dhe Gjirokastra”, u tha pedagogia.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 09:57 U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
- 09:51 Ushtria kolumbiane liron 39 persona të rrëmbyer nga rebelët, dy viktima dhe 5 të plagosur
- 09:46 Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja
- 09:36 SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian
- 09:34 Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike
- 09:23 Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)