English

Pedagogu Gjeta: Alarmante që po zhduken 70% e kafshëve, fajtor është njeriu

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Pedagogu në Universitetin Bujqësor të Tiranës, Zef Gjeta, e ka cilësuar alarmant rezultatin e një raporti shkencor, sipas së cilit, popullatat e kafshëve të egra të Tokës janë ulur me një mesatare prej 69% në pak më pak se 50 vjet.

- Advertisement -

Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, ai u shpreh se njeriu është fajtori për këtë situatë.

Gjeta shtoi se në Shqipëri kafshët e egra po zhvillohen në natyralitetin e tyre, për shkak të largimit të njerëzve nga zonat malore dhe paramalore.

“Janë vlera alarmante dhe shumë shqetësuese për këdo. Në Shqipëri ka ndodhur një ngjarje retroverse kundra asaj rrymës që po ndodh nëpër botë, sepse njeriu është prishësi kryesor i jetës së egër. Ne presim pemët, zëmë territor, nuk ka bar që të hajë bagëtia dhe zhduket. Njeriu është prishësi i këtij ambienti. Në rastin tonë, largimi i njerëzve nga zonat malore dhe paramalore, i ka lejuar kafshët e egra që të zhvillohen në natyralitetin e tyre”, theksoi ai.

Sipas një raporti shkencor, rezulton se popullatat e kafshëve të egra të Tokës janë ulur me një mesatare prej 69% në pak më pak se 50 vjet, pasi njerëzit vazhdojnë të dëmtojnë pyjet, të konsumojnë përtej kufijve të planetit dhe të ndotin në një shkallë industriale.

Së fundmi, të dhëna të këtij raporti janë publikuar edhe në Guardian.

LEXONI GJITHASHTU

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?