Pedagogu: Sërish protestë më 5 tetor nëse nuk rriten pagat

15 Shtator 2022 | 09:39

Pedagogu në Fakultetin e Inxhinierisë Matematike, Sandër Kovaçi deklaroi se nëse qeveria nuk i plotëson kërkesat e tyre për rritjen e pagave pas protestës së sotme, një tjetër do të zhvillohet më 5 tetor.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, Kovaçi u shpreh se pedagogët kanë edhe mbështetjen e studentëve.

“Nëse qeveria nuk na dëgjon, nuk arrin të na plotësojë kërkesat që thashë që janë krejtësisht të arsyeshme dhe të paekzagjeruara, ne do vazhdojmë me një protestë të dytë, 1 orëshe nga 5 tetori dhe pastaj nuk do të fillojmë vitin e ri akademik më 17 tetor.

Kemi mbështetjen e profesorëve dhe të studentëve të cilët edhe ata mendojnë që pa një trajtim të mirë të profesoratit, nuk mund të ketë arsim cilësor. Kemi përfaqësues nga të gjitha universitetet në vend”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026