Pellgjet me ujë shkaktojnë aksidente, pikat ku duhet të kemi kujdes

14 Tetor 2022 | 16:35

Në këto ditë me reshje shiu, burim për aksidentet rrugore bëhet edhe prania e ujit në karrexhatë.

Euronews Albania sjell disa nga pikat e rrezikut që janë evidentuar, ku drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes.

Ky automjet humbi kontrollin pak ditë më parë për shkak se në autostradë ndeshi një pellg me uji.

Mjeti u rrotullua 360 gradë por fatmirësisht personat që gjendeshin në të shpëtuan pa lëndime.

Në ditët me reshje të dendura shiu, në disa prej akseve kryesore të vendit krijohen pellgje me ujë, të cilat janë një burim potencial për aksidente rrugore.

Akset:

  • Tiranë – Durrës ( Kthesa e Sukthit)
  • Unaza e madhe Tiranë ( Kopshti botanik)
  • Kavajë – Durrës ( Mali i robit )

Euronews Albania ka evidentuar 3 prej këtyre pikave të rrezikut të cilat ndodhen në akse kryesore.

Kalimi i automjeteve mbi këto pellgje rrezikon seriozisht daljen e tyre nga karrexhata.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë.
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026