Pengatoni miraton mbështetje shtesë për Shërbimin Sekret për fushatën zgjedhore

30 Gusht 2024 | 20:01

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin miratoi një kërkesë për mbështetje ushtarake shtesë për Shërbimin Sekret me qëllim forcimin e kapaciteteve të kësaj agjencie për fushatat zgjedhore të kandidatëve për president dhe nënpresident, njoftuan të enjten, në dy deklarata të ndara Pentagoni dhe Shërbimi Sekret.

Zëdhënësja e Pentagonit Sabrina Singh nuk dha hollësi mbi llojin e ndihmës që do të vihej në dispozicion, por zoti Austin tha se kishte dhënë udhëzime për të planifikuar dhe ofruar mbështetje ndaj Shërbimeve Sekrete në disa vendndodhje, përgjatë fushatës, shkruan VOA.

Një zëdhënës i Shërbimit Sekret tha më vonë se kjo agjenci kishte forcuar operacionet mbrojtëse pas ngjarjes së 13 korrikut në Pensilvani, ku kandidati republikan Donald Trump, ish President i Shteteve të Bashkuara, u qëllua dhe i mbijetoi një përpjekjeje për ta vrarë.

“Në kuadër të këtyre masave, Departamenti i Mbrojtjes do t’i mundësojë Shërbimit Sekret amerikan ndihmë shtesë, në logjistikë, transport dhe në komunikim, përgjatë gjithë fushatës zgjedhore”, tha zëdhënësi i Shërbimit Sekret.

Për masat e sigurisë gjatë tubimit zgjedhor të zotit Trump në Butler të Pensilvanisë u ngritën pikëpyetje, mes shqetësimeve se si i dyshuari ishte në gjendje të hipte në një çati nga ku mund të shihte direkt podiumin ku po mbante fjalimin zoti Trump.

Shërbimi Sekret është shprehur “i turpëruar” për dështimin në marrjen e masave të sigurisë dhe drejtoresha e agjencisë dha dorëheqjen pas ngjarjes.

Një pjesëmarrës në tubim mbeti i vrarë dhe dy të tjerë u plagosën gjatë sulmit. Byroja Federale e Hetimeve, FBI, nuk ka arritur ende në një përfundim se çfarë e shtyu të dyshuarin të qëllonte.

Kandidati republikan për presidenti, Donald Trump dhe Nënpresidentja demokrate Kamala Harris janë në garë të ngushtë për zgjedhjet e 5 nëntorit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shpërthime të shumta në Irak, sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzojnë pesë dronë

Pesë dronë vetëvrasës u rrëzuan mbi qytetin verior të Irakut, Erbil, pasi u interceptuan nga sistemet e mbrojtjes ajrore, ndërsa shpërthime të shumta u dëgjuan...
22:22 | 22/07/2026

Ushtarët polakë dhe gjermanë përforcojnë së bashku kufirin e Polonisë me Rusinë

Ushtarët e Polonisë dhe Gjermanisë po punojnë së bashku për të përforcuar kufirin polak me Rusinë, në kuadër të përpjekjeve për të forcuar krahun lindor...
22:19 | 22/07/2026

SHBA kërcënon me sanksione kompanitë kineze për vjedhjen në fushën e inteligjencës artificiale

Sekretari i Thesarit i SHBA-së, Scott Bessent, paralajmëroi se kompanitë kineze mund të përballen me sanksione dhe kufizime eksporti nëse përfshihen në vjedhje në shkallë...
22:17 | 22/07/2026