Pengmarrja e Indrit Beqirajt, reagon policia
Policia e Durrësit ka dhënë detaje mbi ngjarjen e raportuar më herët për pengmarrjen e Indrit Beqirajt, i proceduar penalisht për trafikim narkotikësh.
Ngjarja, sipas njoftimit, ka ndodhur në vendin e quajtur “Koxhas” në autostradën Durrës-Tiranë. Indriti bashkë me vëllain e tij Gentjanin, duke udhëtuar me një motor, dyshohet se janë përfshirë në një incident rrugor pasi një makinë i ka përplasur.
Nga kjo, thotë policia, ka nisur dhe një konflikt mes palëve.
“Në konflikt e sipër, personat që ishin në automjet kanë marrë njërin prej vëllezërve, shtetasin I. B., të cilin e kanë lënë në rrugë, larg nga vendi i konfliktit, dhe më pas janë larguar,” – thuhej në njoftim.
Policia po heton për rrethanat dhe implikimin e personave në ngjarje të tjera.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta