Pensionistët në Elbasan nuk përballojnë shpenzimet për ngrohje me dru apo gaz

22 Janar 2025 | 18:27

Pensionistët në Elbasan e konsiderojnë luks të ngrohen duke shpenzuar energji elektrike, gaz apo edhe lëndë drusore, pasi këto të fundit janë të shtrenjta për ta. Të ardhurat e pakta bëjnë që shumica prej tyre të mund të sigurojë ngrohjen përmes batanijeve, pasi edhe rritja e pensioneve nuk ka ndikuar pozitivisht tek ata.

Në këto ditë të ftohta dimri, ngrohja është e domosdoshme. Por moshat e treta në Elbasan e vuajnë këtë pjesë, pasi mundësitë për tu ngrohur, nga energjia elektrike, gazi apo edhe lëndët drusore janë të papërballueshme për një pjesë të madhe të kësaj kategorie. Por si ja dalin pensionistët në Elbasan që të ngrohen?

“Ne po ngrohemi me kalorifer dhe te hedhur një guverte përsipër ngrohim këmbët. i përballoni dot? Ça përballojmë unë 100mijë lekë marr ne muaj pension pleqërie. Ju del pensioni për të marrë ilaçe për tu ngrohur për tu ushqyer? 100 mijë lekë ça janë 100 mijë lekë, unë blejë edhe sulfata për prostatën ato janë shumë të shtrenjta”.

“Me kondicioner por nuk me del hesapi, nuk më del ekonomia. Energjia është jashtëzakonisht shtrenjt, sidomos për vendin tonë. Pensionet janë të varfra, punë nuk ka sidomos për moshat e treta, kshuqë do mblidhemi me goverte. “

“Ngrohjen po e bejmë me gaz dhe me korrent me kondicionerin, ne mungesë të dritave ndonjëher përdorim gazin. Është pak me e pastër ne krahasim me drurin, larg tymit e pluhurit, duke qene se jemi pensionista ndoshta kemi pak vështirësi por zgjidhja me e mirë ka qen kjo.”

“Me dru zjarri, me 60 mijë . Do kursejmë me një krahë dhe do i marrim ato se duhen.”

Moshat e treta theksojnë se indeksimi i pensioneve nuk suporton as çmimin e lartë të druve pa llogaritur produktet e tjera ushqimore që nevojiten për të mbyllur muajin.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit

Ish-presidenti amerikan Joe Biden do të publikojë vjeshtën e ardhshme një libër biografik, ka njoftuar shtëpia botuese e kontraktuar. ““Promise Me, America” do të trajtojë...
21:53 | 15/07/2026

14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër

Një djalë 14-vjeçar është akuzuar për përgatitje të akteve terroriste, pasi dyshohet se planifikonte të sulmonte dy xhami në jug të Londrës, njoftoi të mërkurën...
21:35 | 15/07/2026

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026