Policia njoftim zyrtar për të dyshuarit e masakrës së Dobraçit që u vetëdorëzuan
Policia e Shkodrës ka nxjerrë njoftim zyrtar për dy të rinjtë e vetëdorëzuar sot në Drejtorinë e Policisë nën shoqërimin e avokatit Sokol Tahiraj.
Bëhet fjale për Izmir Sakicën dhe Samuel Troshanin, emrat e të cilëve u përfolën si të përfshirë në masakrën e Dobraçit, por edhe ngjarje të tjera në qytetin e Shkodrës.
Në muajin qershor të vitit të kaluar, dy të rinjtë repektivisht 23 dhe 24 vjeç janë shpallur në kërkim për dhunimin për motive të dobëta të 62-vjeçarit Vladimir Bruçi në lagjen “Partizani”, së bashku me 3 persona të tjerë.
Policia tha se nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas janë përfshirë në konfliktin e ndodhur për vendparkimin e automjeteve, më datë 03.06.2024, në rrugën “Pogej”, gjatë të cilit u godit fizikisht dhe me sende të forta shtetasi Vladimir Bruçi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit