Pentagoni fillon publikimin e dosjeve sekrete për UFO-t, 162 skedarë tashmë online

8 Maj 2026 | 15:35

Pentagoni ka publikuar grupin e parë të materialeve të deklasifikuara për UFO-t, të njohura tashmë zyrtarisht si UAP (fenomene anomale të paidentifikuara). Dosjet janë vënë në dispozicion në faqen zyrtare të Pentagonit, në një seksion të posaçëm kushtuar këtyre fenomeneve.

Sipas autoriteteve amerikane, publikimi i materialeve synon të rrisë transparencën për publikun. Në një postim në X të premten, u tha se administratat e mëparshme janë përpjekur t’i diskreditojnë ose dekurajojnë diskutimet mbi UFO-t, ndërsa Presidenti Donald Trump është “i përqendruar në ofrimin e transparencës maksimale për publikun”, duke lënë qytetarët të nxjerrin vetë përfundimet e tyre mbi informacionin që përmbajnë dosjet.

Përveç Pentagonit, në këtë proces janë përfshirë edhe Shtëpia e Bardhë, drejtoria e inteligjencës kombëtare, Departamenti i Energjisë, NASA dhe FBI.

Faqja e re e publikuar përmban dokumente mbi UAP-t dhe ka një dizajn retro, me fotografi bardhezi të objekteve fluturuese dhe deklarata të paraqitura me stil makine shkrimi. Publikimi i parë përfshin 162 skedarë, mes tyre kabllograme të vjetra të Departamentit të Shtetit, dokumente të FBI-së dhe transkripte të misioneve hapësinore të NASA-s.

Një nga dokumentet përshkruan një intervistë të FBI-së me një person të identifikuar si pilot droni, i cili në shtator të vitit 2023 raportoi se kishte parë në qiell një “objekt linear” me një dritë aq të fortë, sa mund të “dalloheshin shirita brenda saj”, përpara se objekti të zhdukej.

Kliko këtu për skedarët e publikuar mbi UFO-t

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shpërthime të shumta në Irak, sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzojnë pesë dronë

Pesë dronë vetëvrasës u rrëzuan mbi qytetin verior të Irakut, Erbil, pasi u interceptuan nga sistemet e mbrojtjes ajrore, ndërsa shpërthime të shumta u dëgjuan...
22:22 | 22/07/2026

Ushtarët polakë dhe gjermanë përforcojnë së bashku kufirin e Polonisë me Rusinë

Ushtarët e Polonisë dhe Gjermanisë po punojnë së bashku për të përforcuar kufirin polak me Rusinë, në kuadër të përpjekjeve për të forcuar krahun lindor...
22:19 | 22/07/2026

SHBA kërcënon me sanksione kompanitë kineze për vjedhjen në fushën e inteligjencës artificiale

Sekretari i Thesarit i SHBA-së, Scott Bessent, paralajmëroi se kompanitë kineze mund të përballen me sanksione dhe kufizime eksporti nëse përfshihen në vjedhje në shkallë...
22:17 | 22/07/2026