Pentagoni: Kemi nisur bisedimet me Ministrinë ruse të Mbrojtjes
Sekretari Amerikan i Mbrojtjes dhe ministri rus i Mbrojtjes kanë folur për herë të dytë në pak më shumë se dy javë.
Sipas mediave të huaja, lajmin e ka konfirmuar Pentagoni, sipas së cilit thirrja u iniciua nga Moska, me sekretarin amerikan të Mbrojtjes Lloyd Austin që thuhet se theksoi për homologun e tij rus rëndësinë e mbajtjes së linjave të hapura të komunikimit midis Kremlinit dhe Uashingtonit.
Zëdhënësja e Pentagonit, Sabrina Singh, nuk pranoi të jepte detaje të mëtejshme mbi thirrjen.
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se “është diskutuar çështja e parandalimit të kërcënimeve të sigurisë dhe zvogëlimit të rrezikut të përshkallëzimit të mundshëm”.
Telefonata e fundit midis zotit Austin dhe Andrei Belousov u zhvillua më 25 qershor, e cila në vetvete ishte telefonata e parë e këtij lloji që nga marsi 2023.
Ministria ruse e Mbrojtjes tha se Belousov e paralajmëroi Austin për rreziqet e furnizimeve të vazhdueshme të armëve të SHBA në Ukrainë, gjatë telefonatës së muajit të kaluar.
LEXONI GJITHASHTU:
Shpërthime të shumta në Irak, sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzojnë pesë dronë
Ushtarët polakë dhe gjermanë përforcojnë së bashku kufirin e Polonisë me Rusinë
SHBA kërcënon me sanksione kompanitë kineze për vjedhjen në fushën e inteligjencës artificiale
- 22:33 Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna
- 22:22 Shpërthime të shumta në Irak, sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzojnë pesë dronë
- 22:19 Ushtarët polakë dhe gjermanë përforcojnë së bashku kufirin e Polonisë me Rusinë
- 22:17 SHBA kërcënon me sanksione kompanitë kineze për vjedhjen në fushën e inteligjencës artificiale
- 22:16 Irani paralajmëron SHBA-në dhe aleatët: Çdo sulm do të marrë përgjigje të fortë
- 22:12 SHBA pritet të nënshkruajë marrëveshje me Arabinë Saudite për programin bërthamor civil