Për 10 vite konsumoi heroinë, Marseli tregon se sa ka shpenzuar çdo ditë
Marseli është një i ri, i cili prej 10 vitesh ishte i varur nga heroina.
Për emisionin “Real People” në Euronews Albania, ai tregoi se gjatë kësaj periudhe, ka shpenzuar çdo ditë 20 mijë lekë për të blerë këtë lëndë narkotike.
Ndër të tjera, Marseli u shpreh se prej 5 muajsh nuk konsumon heroinë dhe nuk do që ta bëjë më diçka të tillë.
“Po llogarite, sikur 20 mijë lekë në ditë, e kam blerë unë atë. I thonë 600 mijë në muaj. Çfarë të bësh? Mendja, kjo është shoqëria e keqe. Pse thonë shokun duhet ta zgjedhësh më mirë se vetja sot? Shoqëria më ka çuar në këtë situatë. Po të mos pija heroinën, në radhë të parë do isha me familjen time, me fëmijët e mi, me gruan time.
Do kisha një mjet, do kisha një patentë. Unë kur e kujtoj, edhe kur shoh shokët e mi me overdozë me heroinë, më rrëqethet mishi, nuk ka shans ta provoj më, unë e kam lënë”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta