Për herë të parë ekspozohen në Muzeun Kombëtar punimet e ikonografit Diço Zografi
Për herë të parë Muzeu Historik Kombëtar ka shfaqur për publikun një ekspozite me ikonat që ka lënë pas një nga mjeshtrit e kësaj gjinie, Diço Zografi.
Drejtor i Muzeut Historik Kombëtar, Dorian Koçi , tha se këto vepra të zbuluara në kishën e dikurshme të Shën Nikollit në Elbasan, shfaqen për të rrëfyer rrugën dhe pasurinë ikonografike shqiptare post bizantine.
“12 Ikona prezantohen për herë të parë për publikun dhe kemi dashur të shfaqim për publikun këtë trashëgimi të madhe kulturore post bizantine duke e shoqëruar me objekte prej argjendi dhe ari të disa mbulesave të shenjtorëve”, u shpreh z. Koçi.
Diço Zografi ka jetuar në mesin e shekullit të 19-të dhe për këtë është i influencuar nga rryma të ndryshme të artit të cilat gëlonin dhe lëvronin në atë kohë në Evropë.
“Ai i respektonte tërësisht kanonet e pikturës bizantine ku kemi parasysh më tepër pasqyrimin e shpirtit, e syve të mëdhenj”, shtoi Dorian Koçi.
Shumë prej tyre duhet të restaurohen, e kjo ekspozitë çel pikërisht këtë rrugë për ministren e kulturës Elva Margariti.
“Mendojmë që kjo ekspozitë sado e vogël do të hedhë një hap drejt një bashkëpunimi edhe me ekspertë të huaj dhe do të jetë pjesë e një koleksioni, që do të fillojë me restaurimin e nevojshëm të ikonave në laboratorin e Muzeut të Artit Mesjetar. Ta katalogojmë edhe në aspektin digjital, pra të përfundojmë atë punë që e kemi filluar dhe nuk do të mbarojë asnjëherë, duke pasur parasysh të gjitha koleksionet që kemi”, tha ministrja e Kulturës.
Përpos qëllimit fetar, këto vepra unikale përçojnë dhe vlerat kulturore piktoreske, të një artisti që duhet te njihet më shumë nga të rinjtë.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur në Muzeun Historik Kombëtar për dy javë.
Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona
- 21:00 Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake
- 20:50 Mori me forcë xhiron ditore në një dyqan, arrestohet 37-vjeçari në Durrës (VIDEO)