“Për mua nuk ekziston Vorio-Epiri”, Beleri: S’kam bërë fushatë me këtë flamur
Kandiati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Himarës, Fredi Beleri thotë se për të nuk ekziston Vorio-Epiri dhe se nuk ka bërë fushatë duke përdorur këtë flamur.
Në një intervistë për Euronews Albania, Beleri, duke iu referuar një takimi elektoral që pati në Himarë, në një ambient ku ishte vendosur flamuri i Vorio-Epirit, u shpreh se aty ishte i ftuar dhe flamuri ishte vendosur nga organizatorët.
Ndër të tjera, Beleri nënvizoi se për të eksizton vetëm Himara dhe se të tjerat janë spekulime.
“Nuk kam bërë kurrë fushatë me flamurin e Vorio-Epirit dhe me asnjë flamur tjetër. Ishte një aktivitet ku isha i ftuar. Organizatorët e aktivitetit kishin vendosur atë flamur. Unë, te fjala ime i ftoja qytetarët e mi që të vijnë të votojnë më 14 maj. Asnjë deklaratë nuk kam bërë as atëherë, as këtu për Vorio-Epirin.
Për mua nuk ekziston Vorio-Epiri, ekziston Himara e cila është brenda territorit shqiptar. Luftoj dhe kandidoj për një Himarë në një Shqipëri evropiane dhe të zhvilluar. Të tjerat janë spekulime”, theksoi ai.
Bashkia e Himarës dhe kandidati Fredi Beleri është kthyer në mollë sherri mes politikës shqiptare. Kandidati i prezantuar disa javë më parë gjatë momentit që Sali Berisha dhe Vangjel Dule firmosën marrëveshjen e bashkëpunimit, në fillim u sulmua nga ish-aleati i PD, Shpëtim Idrizi.
Ky i fundit shkoi deri në pikën saqë bëri thirrje për të mos u votuar Beleri, si përfaqësues i pakti Berisha-Dule.
Kësaj thirrje të Idrizit, Berisha iu përgjigj këtë të hënë nga selia blu, por me tone të moderuara.
Në debat u përfshi edhe kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, që lëshoi akuza të forta ndaj kandidatit Beleri dhe paktit Berisha Dule.
LEXONI GJITHASHTU
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit