Përballja Kurti-Vuçiç në Bruksel, presidenti serb: Nuk jam optimist

20 Nëntor 2022 | 13:15

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç konfirmoi takimin me Kurtin nesër në orën 8 në Bruksel në një intervistë për TV Prva.

Ai tha se nuk ishte optimist për takimin dhe jo sepse nuk mund t’i japin zgjidhje problemit, por sepse nuk do i jepte kurrë arsye të mjaftueshme Kosovës për të fajësuar Serbinë nëse s’merr pjesë në diçka.

“Unë nuk jam optimist, jo sepse mendoj se mund të krijojmë dhe të bëjmë diçka, por sepse nuk do t’u jepja atyre arsye të mjaftueshme për të fajësuar Serbinë për mospjesëmarrjen në diçka. Ne thamë gjithçka qartë,” – deklaroi Vuçiç.

Presidenti serb thekson se nuk ka dyshim se situata është më e vështirë se në 10 vitet e fundit dhe se e gjithë situata u komplikua edhe më shumë në Samitin e Berlinit, shkruan Euronews Serbia.

Në momentin kur u bë e qartë se Kurti nuk do ta përmbushte marrëveshjen e Brukselit, pati një tërheqje të serbëve nga institucionet, thotë Vuçiç.

Sipas tij e gjitha kjo është pjesë e aksionit të Prishtinës për dëbimin e serbëve nga veriu.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026

Komisioneria Marta Kos reagon pas deklaratave skandaloze të ministres serbe: Jam e tronditur, pres masa menjëherë

Deklaratat e fundit të Ministres serbe Snezhana Paunoviç për spastrimin etnik të Kosovës nga shqiptarët kanë shkaktuar reagime të forta në Bruksel. Komisionerja për Zgjerim...
18:39 | 14/07/2026

Marta Kos: Mali i Zi ka mbyllur mbi gjysmën e kapitujve të negociatave me BE-në

Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka përshëndetur përparimin e Malit të Zi në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke theksuar se vendi ka...
17:41 | 14/07/2026