Përballja Shqipëri-Angli, “Kuqezinjtë” synojnë rezultat pozitiv
Sot në orën 18:00 do të luhet ndeshja e dytë kualifikuese për kampionatin botëror “Katar 2022” Shqipëri-Angli.
Tre ditë pas fitores me Andorrën, skuadra kuqezi do të kërkojë një tjetër rezultat pozitiv, ndaj një prej përfaqësueseve më të mira në planet.
Skuadra kuqezi do të duhet të bëjë pa Marash Kumbullën në këtë përballje, për shkak dëmtimi, ndërsa skuadra e “Tre Luanëve” nuk do të ketë në dispozicion Marcus Rashford dhe Bukayo Saka.
Takimi mes Shqipërisë dhe Anglisë do jetë pa tifozë për shkak të pandemisë.
Federata Shqiptare e Futbollit pak ditë më parë kërkoi nga Ministria e Shëndetësisë të lejonte një numër të caktuar tifozësh të ishin fizikisht në stadium, por kjo kërkesë nuk u pranua nga organet përkatëse.
Ministria mes argumenteve të saj theksoi se pjesëmarrja e spektatorëve në stadium ndikon në rritjen e infektimeve me Covid-19.
“Zhvillimi i këtij aktiviteti sportiv me pjesëmarrje të spektatorëve konsiderohet me rrezikshmëri të lartë për përhapjen e infeksionit Covid-19, kjo për shkak se shoqërohet me grumbullime njerëzish”, thuhej mes tjerash në letrën e MSH-së drejtuar Federatës Shqiptare të Futbollit.
SHBA-të shtrëngojnë kontrollin para Kupës së Botës, mbikëqyrje e veçantë për delegacionin iranian
Aksident i shumëfishtë në Levan-Tepelenë, përplasen 5 automjete
Gjurmët e konfliktit rajonal në turizëm, Hotelet në Dubai ofrojnë zbritje dhe paketa speciale për të tërhequr turistët
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta