Përballje titanësh në Angli, Liverpool kërkon përmbysjen ndaj Real Madrid
Një javë pas ndeshjes së parë ku u mposhtën me rezultatin 3-1, Liverpool do të kërkojë përmbysjen thuajse të pamundur kundër Real Madridit, në ndeshjen e dytë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
“Reds”, të mbingarkuar me gabime në ndeshjen e parë, të paktën pjesërisht e korrigjuan situatën, falë golit të Salah, që i mban ende në lojë për kualifikimin.
Shumë dyshime në lidhje me formacionin e Klopp. Në sulm, Diogo Jota është ende favorit ndaj Firmino-s, si pika qendrore e “tridentit” të formuar edhe nga Salah e Mané.
“Është një sezon i çmendur me shumë ndeshje dhe çdo gjë tjetër, por pjesa vendimtare e sezonit është pikërisht tani dhe unë jam 100% i bindur se jemi të përgatitur për një ndeshje të madhe ndaj Real Madridit”, tha Jurgen Klopp, trajner i Liverpool.
Në kampin e “Los Blancos”, Zidane duhet të bëjë pa mbrojtësit Varane dhe Sergio Ramos, të dy pozitivë me Covid-19.
Të gjithë konfirmohen në mesfushë, para “tridentit” të formuar nga Asensio, Benzema dhe Vinicius. Ky i fundit ishte protagonisti i madh i çerekfinales së parë.
Në ndeshjen tjetër çerekfinaliste, Borusia Dortmund do të presë Manchester City-n e Pep Guardioles pas humbjes së ngushtë në përballjen e parë.
SHBA-të shtrëngojnë kontrollin para Kupës së Botës, mbikëqyrje e veçantë për delegacionin iranian
Aksident i shumëfishtë në Levan-Tepelenë, përplasen 5 automjete
Gjurmët e konfliktit rajonal në turizëm, Hotelet në Dubai ofrojnë zbritje dhe paketa speciale për të tërhequr turistët
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta