Përdhunimi i 23-vjeçares shqiptare, një prej të arrestuarve babai i ish-deputetit
Një ngjarje e rëndë është shënuar në qytetin e Pejës në Kosovë, ku një 23-vjeçare me origjinë nga Shqipëria është përdhunuar nga dy persona.
Nga informacionet e publikuara nga prokuroria e Kosovës bëhet me dije se e reja vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Në lidhje me rastin janë arrestuar dy persona.
“Dy persona janë arrestuar për veprën penale të dhunimit të 23 vjeçares nga Shqipëria”, ka thënë zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.
Mediat kosovare kanë publikuar dhe inicialet e personave të ndaluar, Sh.B dhe I.G., njëri prej të cilëve raportohet se është babai i një ish-deputeti të Kuvendit të Kosovës.
Vajza dyshohet se shkoi me autobus nga Shqipëria në drejtim të Kosovës dhe u abuzua seksualisht në ambientet e një moteli.
Policia dhe grupi hetimor po vijojnë punën për zbardhjen e ngjarjes, ku kanë sekuestruar dhe një autoveturë.
Vajza ishte raportuar e zhdukur nga familja, kur ajo u gjetë në Pejë dhe iu nënshtrua ekzaminimive, ku u konstatua dhe abuzimi seksual.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta