Përdorte lokalin për të shitur drogë, arrestohet 36-vjeçari, në pranga edhe 2 bashkëpunëtorët

13 Shkurt 2026 | 09:39

Policia e Korçës ka arrestuar një shtetas që përdorte lokalin në pronësi të tij për të shitur lëndë narkotike.

Në kuadër të operacionit policor i koduar “Zëmblaku” u vunë në pranga shtetasit Andi Cenolli, 36 vjeç, banues në Korçë; Alfred Hoxhalli 44 vjeç, banues në fshatin Zëmblak, Maliq; Pandeli Gjylapi 34 vjeç, banues në Korçë.

“Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin bar-kafe në pronësi të shtetasit Andi Cenolli në fshatin Zëmblak, Maliq, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë narkotike të dyshuar kokainë, një shumë monetare, një armë gjahu teke pa leje, 3 celularë dhe 1 DVR. Gjithashtu shërbimet e Policisë ushtruan kontroll në automjetin në pronësi të 36-vjeçarit dhe në automjetin në pronësi të Alfred Hoxhalli., në të cilin u gjet dhe sekuestrua një sasi me lëndë të dyshuar narkotike canabis sativa.                                                                                                                                                          Nga hetimet e kryera dyshohet se shtetasi Pandeli Gjylapi., kishte rolin e porositësit, shtetasi A. H., të transportuesit të lëndës narkotike, ndërsa pronari i lokalit Alfred Hoxhalli, dyshohet se do të kryente shitjen e sasisë”, tha policia.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një sasi me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, një sasi me lëndë të dyshuar narkotike kanabis sativa, një shumë monetare, një armë gjahu pa leje, dy automjete, tre celularë dhe një DVR.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

80 ampula fentanil të vjedhura nga spitali në Romë, nis hetimi për trafikim

Qeveria italiane ka ngritur alarmin pasi 80 ampula fentanil janë vjedhur nga farmacia e spitalit Israelitik në Romë, pa asnjë shenjë hyrjeje me forcë. Sasia...
16:29 | 05/07/2026

Zjarri përfshin një fabrikë nafte në Greqi, dëmtohen biznese dhe banesa

Një zjarr i madh që shpërtheu në komunën e Oraiokastros, pranë qytetit portual të Selanikut në Greqi, ka përfshirë një zonë industriale, duke shkaktuar dëme...
15:55 | 05/07/2026

Përfshihet nga zjarri sipërfaqja me ullinj në Fier, zjarrfikëse në vendngjarje

Një sipërfaqe me ullishte është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në Drizë të bashkisë Fier. Pas njoftimit nga banorët, në vendngjarje kanë shkuar menjëherë...
15:17 | 05/07/2026