Perëndimi i përçarë, BE dhe SHBA nuk gjejnë mbështetje te aleatët për krizën në Gaza
Mbreti Abdullah i Jordanisë ka nisur fushatën e tij për arritjen e armëpushimit në Gaza, duke u ndalur në Bruksel, ku ka zhvilluar bisedime në Komisionin dhe Parlamentin Evropian, si dhe në NATO.
BE po përpiqet të ruajë marrëdhëniet diplomatike me Jordaninë, që konsiderohet një lojtar kyç në luftën Izrael-Hamas; por si bllok, ai nuk ka dalë dot me një zë të vetëm për armëpushim.
Edhe NATO është po ashtu i ndarë, me Turqinë që dënon me forcë ofensivën izraelite në Gaza, në një kohë kur Shtetet e Bashkuara vijojnë mbështetjen për shtetin hebre.
E ndërsa ka shumë vende Perëndimore që mbështesin një ndërprerje humanitare të sulmeve, vizita e Abdullah në Evropë ka pak gjasa të sjellë një konsensus për ndalimin e bombardimeve.
Përçarjet e Perëndimit kanë rënë në sy edhe në takimin e ministrave të G7-s në Japoni. Pas turit joproduktiv në Lindjen e Mesme, sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken po përpiqet të gjejë mbështetje tek aleatët aziatikë në Tokio. Sidoqoftë, dalja me një qëndrim të përbashkët nuk pritet të ndodhë.
Teksa delegatët janë takuar, protestuesit në kryeqytetin japonez i kanë kërkuar qeverisë që të mbajë një qëndrim më të fortë për armëpushimin.
LEXONI GJITHASHTU:
Kuvajti intercepton raketa dhe dronë, një person mbetet i plagosur
Erdogan pret kryeministrin e Malit të Zi në Ankara
Volkswagen planifikon mbylljen e fabrikave në Gjermani
- 14:40 Kurti fton në takim liderët e opozitës për krijimin e institucioneve të reja
- 14:39 Berisha: Rama po jep miliona euro nga fondi i emergjencës për një koncert
- 14:32 Hita: Pezullohet një efektiv në Fier, krijoi një lidhje të papërshtatshme me të miturat në ngjarje
- 14:17 Policia jep detajet: Vrau bashkëshorten me armë zjarri në Shkodër, arrestohet 62-vjeçari
- 14:02 Detaje nga vrasja në Shkodër, burri vret bashkëshorten me çifte
- 13:58 Hitaj: Mbi 10 mijë llogari të dyshimta po verifikohen për komente negative ndaj bizneseve turistike